Çka është Gjeoportali
Agjencia Kadastrale e Kosovës ka zhvilluar Gjeoportalin i cili ka për qëllim të ofrojë informacione të tërësishme gjeografike, duke u ofruar shfrytëzuesve edhe një varg të gjërë veglash ghjeografike dhe tekstuale. Gjeoportali ëpshtë një ueb portal që prezanton informacione gjeografike nga burime të ndryshme në një formë të unifikuar. Përmes gjeoportalit, shfrytëzuesit mund të kërkojnë lexojnë dhe shkarkojnë të dhëna gjeografike të cilat janë të vendosura në bazën e të dhënave në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Po ashtu të dhëna prej ofrues të ndryshëm të dhënash mund të ofrohen përmes Gjeoportalit.
Dëshrioj të komentoj mbi të dhënat në Gjeoportal?
Shfrytëzuesi i regjistruar mund të japë informacione kthyese përmes klikimit në shtresën "informacione kthyese". Klikimi në të e bën këtë shtresë aktive. Pas kësaj do u paraqiten dy opsione për lënjen e komenteve, respektivisht mundësia që të filloni një debat me të tjerët ose t'ia përcjellni komentin tuaj drejtë për drejtë administruesit të Gjeoportalit në AKK.
Veglat dhe ndihma
Komponentë e rëndësishme e hartës janë edhe veglat për përdorim. Pët të gjitha veglat është dhënë edhe ndihma mbi mënyrën e përdorimit të atyre veglave. Ju vetëm dueht të klikoni veglën, dhe pastaj të shtypni butonin në të majtë "ndihmë" do u paraqitet përshrkimi dhe funskionet e veglës.
Si të regjistrohesh?
Për tu regjistruar në Gjeoportal, klikoni butonin "logohu". Pas asaj do u paraqiten disa tabela, ndërsa nën to edhe butoni "krijo llogari". . Klikimi në butonin "krijo llogari" do u dërgoj te forma e regjistrimit ku ju duhet të plotësoni fushat e kërkuara me informacione të sakta. Pas plotësimit të këtyre fushave, klikoni butonin "ruaj". Nëse keni plotësuar fushat në mënyrë të saktë, në ekran do u paraqitet konfirmimi mbi krijimin e llogarisë suaj, si dhe fjalëkalimi për llogarinë tuaj.
Si të shkarkoj të dhëna
Për të shkarkuar të dhëna, shfrytëezuesi duhet të jetë i regjistruar. Po ashtu ai duhet të dijë konceptin e selektimit dhe shkarkimit të të dhënave të cilat janë përshkruar në doracakun për përdorim të Gjeoportalit i cili mund të gjinden na ballinën e gjeoportalit. Shfrytëzuesi mund të shkarkojë të dhëna raster dhe vektor.
Pse të regjistrohesh?
Gjeoportali foron të dhëna për shfrytëzues të regjistruar dhe shfrytëzues anonim. Ata që nuk janë regjistruar mundet të shfrytëzojnë vetëm funskionet bazike si që janë kërkimi dhe leximi i të dhënave. SHfrytëzuesit e regjistruar pos funskioneve bazike të sipër përmendura, mund edhe të shkarkojnë dhe ngrakojnë të dhëna.
Si të kërkoj të dhëna?
Kërkimi i të dhënave mund të bëhet në mënyrë të thjeshtë dhe të avancuar. Kërkimi i të dhënave mund të bëhet përmes shtpyjes së butonit "kërko dhe paraqit", përmes kutizës së kërkimit në anën e djathtë sipër (për adresa), përmes klikimit të drejtë për drejtë në hartë, etj.
Si të navigoj Gjeoportalin?
Nëse dëshironi ti qaseni hartës për të kërkuar dhe parë të dhëna gjeografike, ose klikoni në hartën që është paraqitr në faqen e parë të Gjeoportalit, ose klikoni në butonin "kërko dhe paraqit" i cili ju dërgon drejt te harta e Republikës së Kosovës. Respektivisht, pasi që të hyni në geoportal.rks-gov.net do të paraqitet faqja me disa informacione dhe harten e Republikës së Kosovës në të cilën janë të dukshme Komunat. Me kalimin me miushin (mouse) mbi Komunë do të paraqitet emri i Komunës, ndërsa me klikim mbi Komunën specifike, ju hyni drejt te të dhënat mbi atë Komunë